Ertugrul drejt largimit nga seriali? Çfarë do të ndodhë në fund të sezonit?!

398
Engin Altan Duzyatan nuk do të luajë më Ertugrulin në serialin me të njëjtën emër?! Sipas mediave turke aktori kryesor i serialit do të largohet nga filmi duke ‘mërzitur” publikun e gjërë që e ndjek prej disa sezonesh.
Sipas raportimeve, sapo të përfundojë sezoni në verë, aktori do të ndërpriste kontratën me produksionin për të mos vazhduar xhirimet për sezonin e ri. Me këtë rast, seriali do të merrte një rrjedhë tjetër ngjarjesh, ku roli kryesor do të pasohej tek pasardhësi i Ertugrulit.
Ndërkohë producenti i serialit, Mehmet Bozdag pas spelulimeve të bëra, ka dhënë një deklaratë zyrtare në profilin e tij social duke sqaruar vijimin e serialit.

Ai tha se Engin Altan Duzyatan do të jetë pjesë e serialit edhe gjatë vitit të ardhshëm. Bozdag tha se lajmet që kanë qarkulluar ditët e fundit për largimin e aktorit kryesor “nuk janë të vërteta dhe seriali do të vazhdojë sipas skenarit.”
Sigal