Erdogan uron Kurban Bajram edhe në shqip

542
Besimtarët shqiptarë myslimanë kanë marrë një mesazh urimi për Bajramin edhe nga Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Në llogarinë e tij në Twitter Erdogan ka uruar në disa gjuhë të botës mes tyre edhe në gjuhën shqipe. “Duke i uruar popullit tonë dhe gjithë botës islame Gëzuar Kurban Bajramin, uroj që kjo festë të sjellë qetësi për të gjithë njerëzimin”, shkruan Erdogan. Mesazhi i presidentit turk ka marrë falënderime edhe në gjuhën shqipe.
Sigal