Erdogan: Të gatshëm për t’i hapur dyert emigrantëve sirianë

520
Turqia është shprehur e gatshme për të pritur dhjetëra mijëra sirianë që presin në vijën e saj kufitare pas largimit nga ofensiva e trupave të regjimit të Damaskut në Alepo ndërsa nuk kanë zgjidhje tjetër, u shpreh presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. “Regjimi i Damaskut ka bllokuar tashmë një pjesë të territorit të Alepos, ndërsa civilët të detyruar të shpëtojnë nga ky kërcënim ndodhen në dyert tona duke mos patur zgjidhje tjetër. Ne do t’i ofrojmë ndihmë vëllezërve tanë”, pohoi një ditë më parë Erdogan për median pas kthimit nga turi i zhvilluar në Amerikën Latine dhe në Senegal.
Prej një jave, disa dhjetëra mijëra civilë, kryesisht gra dhe fëmijë kanë braktisur Alepon për shkak të luftimeve të dhunshme të ushtrisë siriane, e mbështetur nga pala ruse. Rreth 35.000 persona i janë bashkuar gjatë 48 orëve të fundit zonës në periferi të qytetit Azaz, rreth 5 kilometra nga kufiri turk, konfirmoi guvernatori i provincës në kufi me Turqinë, Suleyman Tapsiz
Sigal