Erdogan sulmon BE-në: Pse nuk hapni gojë për dënimin e Morsit? Pse nuk vini sanksione?

453
Nuk ka ngurruar t’i kujtojë BE-së presidenti turk Erdogan, dënimin me vdekje të ish-presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, për çka Brukseli nuk ka reaguar fare ndaj vendimit të gjykatës egjiptiane.  “Duke qenë se ju e keni shfuqizuar dënimin me vdekje, a nuk do të vendosni sanksione ndaj atyre që e vënë në zbatim? Pse qendroni në heshtje? Kur ju leverdis, i vendosni pa u menduar gjatë sanksionet, por në rastin e Egjiptit pse jo?… Po bëni llogari se ku do t’i shisni armët që prodhoni. Grushti i shtetit nga ushtria nuk shkatërroi vetëm demokracinë egjiptiane, por të gjithë botën”. Reagimi i fortë i Erdoganit erdhi pasi dy ditë më parë, ish- presidenti i zgjedhur me votë Morsi u dënua me vdekje bashkë me 106 mbështetës të partisë së tij, për organizimin e një arratisje nga burgu në vitin 2011 dhe spiunazh. Para se të ekzekutohet vendimi, ai duhet të aprovohet edhe nga Myftiu i Madh i vendit, Shavki Alam, autoriteti më i madh fetar në vend. Shqetësim për dënimin e Morsit kanë shprehur edhe SHBA dhe Amnesty International.
Sigal