Erdogan sulmon BE: Më shumë kujdeset për kafshët dhe LGBT, sesa për sirianët

464
Bashkimi Evropian më shumë kujdeset për të drejtat e kafshëve dhe të homoseksualëve se sa për sirianët’, ka qenë ky sulmi i radhës i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, i cili tha gjithashtu se bllokut me 28 anëtarë duhet t’i vijë turp që nuk i gjendet pranë miliona grave dhe fëmijëve që zgjasin dorën për ndihmë. Gjatë muajve të fundit, marrëdhëniet mes BE-së dhe Ankarasë zyrtare kanë qenë mjaft të tensionuara për shkak të debateve në lidhje me liberalizimin e vizave.
Kjo situatë mund të kërcënojë edhe implementimin e marrëveshjes së firmosur për menaxhimin e krizës së azil-kërkuesve. Presidenti i Turqisë ka vijuar me akuzat e tij në drejtim të Bashkimit Evropian duke deklaruar se blloku me 28-anëtarë kujdeset më shumë për të drejtat e kafshëve dhe të homoseksualëve se sa për qytetarët sirianë që ndodhen në luftë. Deklarata e tij pritet që t’i tensionojë edhe më shumë marrëdhëniet mes palëve. Gjatë deklaratës së tij, presidenti turk tha gjithashtu se perëndimi ka ende mendime për pro skllavërisë dhe kolonializmit.
‘Bashkimit Evropian duhet t’i vijë turp që nuk tregohet i gatshëm për t’iu gjendur pranë miliona grave dhe fëmijëve që zgjasin dorën për ndihmà «. Ata po tregojnë më shumë kudjes për të drejtat e kafshëve dhe të homoseksualëve se sa për qytetarët sirianë që tentojnë të largohen nga lufta’, ishin fjalët e Erdogan. Bashkimi Evropian dhe Turqia kanë një sërë mosmarrëveshjesh mes tyre të cilat lidhen kryesisht me procesin e liberalizimit të vizave.
Blloku me 28 anëtarë ka vendosur një sërë kushtesh që kjo gjë të ndodhë, mes të cilave respektimin e lirisë së medias si dhe ndryshimin e ligjeve për terrorizmin, udhëzime të cilat Ankaraja zyrtare ka deklaruar se nuk ka ndërmend t’i ndjekë. Kjo situatë mund të kërcënojë edhe implementimin e marrëveshjes së firmosur më herët mes palëve që ka të bëjë me menaxhimin e krizës së azil-kërkuesve.
Sigal