Erdogan paralajmëron SHBA: Do merrni një “shuplakë osmane”, nëse pengoni ndonjë sulm ndaj kurdëve

717
Tensionet midis Turqisë dhe partnerit të NATO-s SHBA janë ashpërsuar. Para vizitës së ministrit të Jashtëm amerikan Rex Tillerson, Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan u drejtoi një paralajmërim trupave të SHBA të drejtuara në rajonin sirian Manbixh. Në një fjalim që mbajti para grupit parlamentar të partisë së tij AKP në Ankara, Erdogani tha se nëse ushtarët amerikanë do të pengojnë një sulm të mundshëm turk ndaj milicëve kurdë YPG në Manbixh të Sirisë veriore, do të marrin një “shuplakë osmane”.
Ministri i Jashtëm i SHBA, Tillerson do të vizitojë të enjten dhe të premten Ankaranë. “Natyrisht ne nuk do të hapim qëllimisht zjarr kundër tyre”, tha Erdogani mes duartrokitjesh. “Por ne shpallim që tani, që do të zhdukim nga faqja e dheut çdo terrorist që do të shohim – duke nisur nga ata që qëndrojnë drejtpërdrejt pranë tyre. Dhe atëherë ata do të pranojnë, se për ta do të kishte qenë më mirë, që të mos kishin qendruar pranë terroristëve, të cilëve ata u rrahin shpatullat”. Erdogani shtoi: “Është fare e qartë se ata që thonë se ne “do të reagojmë fort, po të na sulmoni” nuk kanë marrë në jetën e tyre ndonjë shuplakë osmane.”
Erdogani kundër planeve të buxhetit të SHBA
Erdogani kritikoi edhe mbështetjen nga amerikanët të milicisë kurde YPG: “Vendimi i aleatit tonë për ndihma financiare për YPG-në do të ndikojë sigurisht vendimet, që do të marrim ne.” Me këto fjalë Erdogani reagoi ndaj planeve të buxhetit të ministrisë së Mbrojtjes së SHBA, e cila parashikon 300 milionë dollarë për stërvitje dhe pajisje në Siri dhe 250 milionë dollarë për sigurimin e kufijve. Pas kësaj, mediet turke raportuan se gjithsej 550 milionë dollarët janë parashikuar në 2019-ën për milicët kurdë të YPG. YPG konsiderohet në aleatët më të rëndësishëm të SHBA në luftë kundër milicisë terroriste Shteti Islamik.
SHBA: Jo plane për tërheqje ushtarësh nga Manbixhi
Ushtria turke nisi në 20 janar një ofensivë kundër YPG-së në rajonin e Sirisë Veriore Afrin. Erdogani ka kërcënuar disa herë se do të sulmojë pas kësaj YPG-në në Manbixh.
Qeveria e SHBA deklaroi se nuk ka plane që të tërheqë ushtarë nga Manbixhi. Javën e kaluar, dy oficerë të SHBA vizituan në mënyrë demonstrative forcat amerikane në qytet. Gazeta New York Times citoi gjeneralin e SHBA Paul Funk në një vizitë të trupave amerikane të stacionuara atje që tha duke pasur parasysh Turqinë: “Po të na sulmoni ne do të reagojmë ashpër. Do të mbrohemi.”një “shuplakë osmane”, nëse pengoni ndonjë sulm ndaj kurdëve”.
Sigal