Erdogan: Nuk do i kërkojmë falje Rusisë

500
Në deklaratën e përbashkët mes presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan dhe ministrit të jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, u bë me dije se Turqia nuk do i kërkojë falje Rusisë për aeroplanin e rrëzuar. “Nëse është puna për të kërkuar ndokush falje, atëherë ne nuk jemi,” tha Erdogan. “Ata që dhunuan hapësirat tona ajrore duhet ta bëjnë të parët. Pilotët tanë thjesht kryen detyrën dhe ligjet. Kjo është esenca, “ tha ai për CNN, përcjell Bota sot.
Cavusoglu gjithashtu tha se “nuk kemi pse kërkojmë falje kur ne kemi të drejtë.” Presidenti turk gjithashtu mohoi pretendimet e Putinit se ai po islamizon shoqërinë turke, pasi sipas tij “Turqia është 99% muslimane”. Ndërsa në lidhje me eskalimin e situatës ai u shpreh se Turqia nuk dëshiron konflikt me asnjë shtet, qoftë këtë edhe me Rusinë. “Partneriteti tonë ka nevojë për solidaritet dhe jo për kërcënime,” tha ai për marrëdhëniet bilateral ruse-turke.
Sigal