Erdogan me tone të ashpra: Holandezët janë mbetje naziste e fashiste

678
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka përshkruar popullin holandez si “mbetje naziste dhe fashiste”. Ministri i Jashtëm turk do të mbante një fjalim në mbështetje të një referendumi që i jep fuqi më të mëdha Erdoganit në qytetin holandez, Roterdam.
Por mitingu u ndalua për arsye sigurie, dhe avionit të ministrit iu refuzua leja për të zbritur në tokë. Kryeministri holandez Mark Rutte e cilësi si një vërejtje të çmendur fyerjet e Presidentit turk Erdogan. Ky i fundit kërcënoi gjatë një mitingu në stamboll se do të hakmerret duke bllokuar fluturimet holandeze.
Ai tha: “Me ndalimin që iu bë ministrit tonë të jashtëm të zbresë në Holandë, keni për të parë se sa avionë nga Holanda do të ulen këtu”.
Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu gjithashtu paralajmëroi se Turqia do të vendosë sanksione të rënda nëse vizita e tij bllokohej. Rutte paralajmëroi në një deklaratë për shtyp se kërcënimi turk për sanksione kërkon një zgjidhje të arsyeshme.
Sigal