Erdogan i përgjigjet BE-së: Mos shpresoni kot, kjo punë është pranë fundit

173
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se “në Parlamentin Evropian është kërkuar që ne të ndalim operacionin tonë në Afrin”, raporton Anadolu Agency (AA). “Në Parlamentin Evropian është kërkuar që ne të ndalim operacionin tonë në Afrin. Është një grua përgjegjëse për zgjerimin e cila ka bërë një kërkesë të tillë. Mos shpresoni më kot, ne nuk do të dalim nga atje deri kur të mbarojmë punën tonë”, tha Erdoğan në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të konkursit të poezisë që u zhvillua në Qendrën kulturore dhe të kongreseve në rezidencën presidenciale Beştepe në Ankara.
Duke vënë theksin se PE nuk ka çfarë t’i thotë Turqisë për operacionin në Afrin, presidenti Erdoğan, ka deklaruar se, “Parlamenti Evropian nuk ka asnjë fjalë që mund t’i thotë Turqisë në lidhje me operacionin ‘Dega e Ullirit’. Të gjitha këto fjalë hyjnë nga njëri dhe dalin nga veshi tjetër”.
Presidenti Erdoğan ka theksuar se ka arritur në 3.525 numri i terroristëve që janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit”.
“Tashmë është çështje momenti, kjo punë është pranë përfundimit. Mbështetja e dhënë në operacionin ‘Mburoja e Eufratit’ dhe në ‘Degën e Ullirit’ është edhe një tregues se populli ynë kur është e nevojshme nuk tërhiqet kurrë prapa”, tha Erdoğan.