Erdogan denoncon thirrjet e ndërkombëtarëve për hapjen e kufirit me Sirinë

480
Presidenti islamiko-konservator, Recep Tayyip Erdogan denoncoi në mënyrë të ashpër thirrjet e ndërkombëtarëve për hapjen e kufirit turk ndaj dhjetëra mijëra refugjatëve sirianë që po shpërngulen nga vatrat e luftës në Alepo, duke kërcënuar se do t’i dërgojë migrantët drejt vendeve të tjera.
“Ne po ndërmarrim gjithçka brenda kapaciteteve tona”, u shpreh Erdogan gjatë një fjalimi të mbajtur në prani të rrethit të biznesit në Ankara. Kreu i shtetit ndër të tjera konfirmoi vërtetësinë e negociatave që kanë dalë në media midis tij, presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker si dhe presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk për fatin e migrantëve ku Erdogan kërcënon se ata do të vërshonin drejt vendeve evropiane nëse vendi i tij nuk merrte fonde të mjaftueshme për akomodimin e tyre në Turqi. “Jam i vetëdijshëm dhe krenar për deklaratat e mësipërme. Ne mbrojmë të drejtat e Turqisë dhe të refugjatëve. Megjithëse me keqardhje palës evropiane ia kemi bërë të qartë se, nëse u hapim dyert migrantëve, ata do të vërshojnë në portat tuaja”, theksoi Erdogan.
Sigal