Erdogan: BE po na humbet kohën, ata s’janë të pazëvendësueshëm

429
Sipas Presidentit Rexhep Taip Erdogan, BE-ja po i humbet kohën Turqisë, pasi sipas tij unioni europian nuk është një institucion i pazëvendësueshëM. Erdogan nënvizoi se Turqia mund të qëndrojë edhe me këmbët e saj në rast se i refuzohet antarësimi në Bashkimin Europian. Kreu i shtetit turk foli edhe për arrestimet e gazetarëve duke deklaruar se kushdo që kryen një vepër penale përballet me përgjegjësitë ligjore që i takojnë.

Presidenti, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se Bashkimi Europian po i humbet kohën Turqisë përmes tejzgjatjes së procedurave të antarësimit, ndërsa nënvizon se Brukseli ka një qëndrim jo të sinqertë ndaj Ankarasë.

Në një intervistë për gjigandin britanik BBC, kreu i shtetit turk thekson se BE nuk është një institucion i pazëvendësueshëm, pasi sipas tij, Turqia edhe nëse nuk antarësohet në union është e aftë që të qëndrojë me këmbët e saj.

Erdogan:“Nëse BE një ditë do të na thotë se s’mund të na pranojë në brendësi të saj, kjo do të jetë një përgjigje komforte për ne. Bashkimi Europian nuk është i pazëvendësueshëm. Në rast se përpjekjet tona për t’u antarësuar do të dështojnë, ne do të vazhdojmë me planin tonë B apo C. Jemi të aftë të qëndrojmë edhe me këmbët tona. Megjithatë, Bashkimi Europian po i zvarrit procedurat e antarësimit dhe kjo përbën humbje kohe për ne.”

Më tej, Erdogan foli edhe për akuzat në lidhje me lirinë e medias. Ai u shpreh se në Turqi nuk ka 150 gazetarë të arrestuar, pasi vetëm dy gazetarë që janë të licensuar si të tillë ndodhen në qelinë e burgimit.

Pjesa tjetër, sipas Presidentit të Turqisë janë individë me rekorde kriminale, pjesëmarrës në organizata terroriste si dhe persona që fyejnë nëpërmjet kanaleve të komunikimit mediatik.

Erdogan nënvizon se këto veprime në vendin e tij janë të dënueshme në bazë të legjislacionit turk.
Sigal