Erdoğan: Askush nuk mund t’i thotë Turqisë se po kryen një lëvizje pushtuese në Siri

484
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se, “Askush nuk mund t’i thotë Turqisë, ushtrisë turke, se ‘është duke kryer një lëvizje pushtuese në Siri‘. Perëndimi ka dhënë shembujt më të mirë të lëvizjeve pushtuese”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Askush nuk mund t’i thotë Turqisë, ushtrisë turke, se ‘është duke kryer një lëvizje pushtuese në Siri‘. Perëndimi ka dhënë shembujt më të mirë të lëvizjeve pushtuese. Vëllezërit tanë që jetojnë në rajon pasi e kanë vërejtur këtë situatë po dërgojnë mesazhe nga Tel Rifati, Munbixhi, Telabjadi e deri në Resulajn, që Turqia të shkojë në ato rajone për të vendosur atje sigurinë, qetësinë dhe rregullin. Ne shpresojmë se nuk do t’i lëmë pa përgjigje këto thirrje të tyre. Në kohën sa më të afërt do të ndodhemi pranë të gjithë vëllezërve tanë, pranë kufijve tanë me Sirinë të cilët sytë dhe zemrën i kanë kthyer tek ne”, tha Erdoğan gjatë një fjalimi në kongresin e 6-të të partisë së tij AKP në qytetin Sammsun.
“Nga qyteti Sammsun e shpreh edhe një herë që ta dëgjojnë të gjithë ose do të jemi, ose do të vdesim” ka theksuar Erdoğan, duke shtuar më tej se, “Ne kur i shprehim këto nuk i shprehim kategorikisht për heroizëm. Ne shprehim ndjenjën e popullit, vendosmërinë e vendit tonë dhe qëndrimin e shtetit tonë. Dikush ende nuk mund ta ketë kuptuar vendosmërinë tonë. Dikush ende mendon se ato që shprehim ne janë bllof apo fjalë të kota. Por të jeni të sigurtë se gabohen”.
“Ne shprehim kënaqësi kur rritet numri i miqve tanë, por nëse dikush duke insistuar vjen shumë pranë nesh dhe përzihet në punët tona, në mënyrën sikur të na ketë vënë thikën në fyt, atëherë sytë tanë errësohen dhe nuk shikojmë askënd”, tha mes tjerash Erdoğan.
Duke vënë theksin se Turqia është e pranishme atje për të shpëtuar vëllezërit e saj nga kthetrat e terrorizmit dhe jo për t’i shfrytëzuar apo persekutuar, Erdoğan tha se “që nga dita e sotme ka arritur në 3.733 numri i terroristëve të neutralizuar”.
Erdoğan duke përsëritur se perëndimi ka dhënë shembujt më të mirë të lëvizje pushtuese, deklaroi se, “Madje edhe sot po të shkoni në Afrikë, gjithmonë t’i shpjegojnë se si i kanë pushtuar dhe i kanë trajtuar si skllevër. Unë këtë e kam parë në vendet afrikane që kam vizituar. Këtë e kanë kryer pa asnjë dhembshuri, ndërsa në historinë tonë nuk ka kurrë një gjë të tillë. Përkundrazi teksa perëndimi i pushtonte ne u kemi sjellë shpëtimin dhe u kemi zgjatur dorën e mëshirës. E shpreh se vëllezërit tanë të cilët i ndihmojmë të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Kur ta arrijnë plotësisht këtë nuk do të kenë më nevojë për ne”.
Sigal