Erdogan apel Gjermanisë: Mos u përfshini në çështjet tona të brendshme

200
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u shpreh sot drejtuar Gjermanisë për të mos u përfshirë në çështjet e brendshme të vendit të tij, ndërsa marrëdhëniet mes dy partnerëve të NATO-s janë përkeqësuar më tej këtë javë.
“Askush nuk ka të drejtë të përfshihet në çështjet e brendshme të Turqisë”, deklaroi Erdogan gjatë një konference shtypi në Stamboll, duke iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me kritikat e fundit gjermane për situatën e të Drejtave të Njeriut në Turqi.

Berlini, i shqetësuar nga arrestimi në Stamboll i aktivistëve për të Drejtat e Njeriut, përfshirë një shtetas gjerman, njoftoi të enjten një “riorientim” të politikës së tij kundrejt Turqisë me masa që rrezikojnë deri në penalizim ekonomik të partnerit historik.

“Nuk mund të pranojmë atë që po ndodh në Turqi”, u shpreh presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier gjatë një interviste në televizionin publik ZDH e transmetuar sot, referuar citimeve të intervistës.