Erdogan akuzon Gjermaninë për naziste

55
Përçarja diplomatike mes Gjermanisë dhe Turqisë, është thelluar ndërsa presidenti turk Erdogan akuzoi Gjermaninë për praktika naziste, pak ditë pasi autoritetet ndaluan një ministër turk t’i drejtohej një tubimi.

Ndërkohë në Amsterdam, gjatë një fushate zgjedhore, Geert Wilders, kreu i partisë së ekstremit të djathtë në Holandë e quajti Erdogan një “lider islamiko fashist”

Tensionet diplomatike janë shtuar ditët e fundit pasi Turqia kishte planifikuar të mbante protesta në Hollandë dhe Gjermani në mbështetje të referendumit kushtetues që do i jepte Erdogan fuqi të reja.

Duke folur në Stamboll, presidenti turk i fryu zjarrit me një sulm verbal: ” Në Gjermani nuk janë lejuar miqtë tanë të flasin. Le ta bëjnë këtë. A mendoni se duke mos i lejuar të flasin, vota në Gjermani do të bëhet “jo” në vend të “po” tha Erdogan

“Gjermani, ti nuk ke të bësh asgjë me demokracinë. Praktikat e fundit nuk kanë lidhje me praktikat naziste të së shkuarës”

Të enjten e kaluar, ministri i Drejtësisë anuloi një takim me bashkëkombësit e tij në Gjermani pasi autoritetet lokale tërhoqën lejen për të mbajtur një tubim pranë kufirit francez, e cila ishte pjesë e një fushate për të marrë turqit në Gjermani për të votuar ‘po’ në referendum.