Erdogan: Akuzat e Moskës për një ndërhyrje turke në Siri janë të pabaza

497
ANKARA– Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i cilësoi ofenduese akuzat e ngritura një ditë më parë nga Moska mbi një projekt të ndërhyrjes ushtarake turke në Siri, duke denoncuar sërish “pushtimin” e kryesuar nga Rusia në këtë vend. “Deklarata e fundit e Rusisë është e pabazë, është kryesisht pala ruse e përfshirë në një ofensivë ajrore në Siri”, deklaroi në Senegal, Erdogani, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve “Anadoll”, duke iu referuar mbështetjes ushtarake të ofruar nga ushtria ruse ndaj trupave të regjimit të Damaskut.
Ushtria ruse konfirmoi një ditë më parë se kishte baza të arsyeshme të besonte se Turqia po përgatitet për një ndërhyrje ushtarake në Sirinë fqinje. Ushtria ruse ka konstatuar një numër në rritje sinjalizimesh për përgatitjen sekrete të forcave të ushtrisë turke për të kryesuar operacione mbi territorin sirian”, pohoi zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjenerali Igor Konachenkov.
Sigal