Epopeja e Reçakut, Limaj: Dëshmia më e mirë se cili ishte plani i Serbisë ndaj shqiptarëve

448
Një delegacion i NISMA për Kosovën, i kryesuar nga kryetari Fatmir Limaj, sot kanë bërë homazhe në Reçak, më rastin e 17-vjetorit të Epopesë së Reçakut.
Limaj në një postim në Facebook ka thënë se dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët është Reçaku, ishte plani për shfarosje, shkatërrim të dinjitetit dhe largimin e njerëzve nga vendi ynë.
“Sot isha për vizitë në Reçak, ku sot bëhen 17 vite nga Epopeja e Reçakut, bëhen 17 vite që kur edhe sytë e botës u tmerruan nga ngjarja që tronditi opinionin, ku më 1999 në Reçak ndodhi krim i tmerrshëm kundër njerëzimit. Sot është një ditë e veçantë për të gjithë familjaret e dëshmorëve të Reçakut dhe për gjithë Kosovën, 17 vite më parë fati i qytetarëve të Kosovës ishte në udhëkryq. Dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët është Reçaku, ishte plani për shfarosje, shkatërrim të dinjitetit dhe largimin e njerëzve nga vendi ynë. Duke ju falënderuar zërit humanitar, njerëzor, diplomatik dhe demokratik nga i nderuari Ambasadori Wolker dhe angazhimin e shumë ushtarëve dhe qytetarëve të komunës së Shtimes dhe fshatit Reçak, fatet e Kosovës ndryshuan duke filluar bota ta sheh dhe mirret shumë seriozisht me regjimin e Millosheviqit, dhe çdo gjë që ka ardhur pas kësaj dhe në shërbim të mirë për Kosovën, ka ardhur duke ju përkulur dhe falënderuar gjakut të këtyre njerëzve”, ka thënë Limaj.
Sigal