Epidemia e fruthit, emergjencë në SHBA

403
Sigal

Epidemia e fruthit përhapet në shtetin e Washingtonit. Aktualisht rastet e konfirmuara janë 35, por virusi është shumë ngjitës dhe për më të vegjlit mund të jetë edhe vdekjeprurës – ka deklaruar guvernatori Jay Inselee, teska shpalli edhe gjendjen e emergjencës, pasi konsiderohet rrezik për shëndetin publik.

Pjesa më e madhë e fëmijëve që janë prekur nga fruthi bën të ditur rrjeti amerikan CNN  janë të moshave nga 1-10 vjeç dhe në 30 raste bëhet fjalë për fëmijë të pavaksinuar. Pjesa më e prekur aktualisht është kontea Clark, ku vitin e kaluar shkollor 7.9 % e fëmijëve nuk u pranuan në institucionet mësimore si pasojë e mungesës së vaksinës së fruthit.

Epidemia në kontenë Clark u përhap me ritme të shpejta, duke konsideruar se 10 ditë më parë numëroheshin vetëm 2 raste.

Në SHBA rreth 2% e fëmijëve rezultojnë të pavaksinuar për motive personale për vaksinën trevalente, ku përshihet pra ajo e fruthit. deri para disa, Organizata amerikane shëndetësore, pjesë e OBSH, pati bërë të ditur se sëmundja e fruthit ishte zhdukur plotësisht nga zona kontinentale falë fushatës së vaksinimit që zgjati 22 vjet. Por tashmë duket se po rikthehet sërish, jo vetëm në SHBA por edhe në Evropë.