Epidemi vdekjesh nga droga. SHBA, më shumë viktima se armët dhe trafiku

583
Amerika jep alarmin, se epidemia e vdekjeve për shkak të përdorimit të drogës po arrin kulmin. Pak gjëra kanë arritur të shkaktojnë një goditje të tillë në vdekjet e regjistruara në SHBA-së, siç në fakt po bën mbidoza nga droga. CNN arriti të ndërtonte një grafikë duke ju referuar statistikave më të fundit të çdo shteti, mbi vdekjet e drogës, e konkretisht të dhënave të gjysmës së vitit 2015. Ajo gjeti se vdekja për shkak të drogës vazhdon të rritet me shpejtësi në shumë shtete. Epidemiologët në disa shtete fajësojnë përdorimin e madh të heroinës dhe opioideve sintetike. Droga është shkaku kryesor i vdekjeve aksidentale në këtë vend. Overdozat fatale tejkaluan numrin e vdekjeve nga goditjet me armë dhe ato nga aksidentet fatale të trafikut. Vdekjet e lidhura me heroinën u rritën 439% nga viti 1999 deri në 2014. Vdekjet e lidhura me heroinën ishin trefishuar në pesë vjet dhe ishin pesëfishuar në 10 vitet e fundit. Në vitin 2014, opiumet zinin 61% të të gjitha vdekjeve nga overdoza në SHBA. 10,574 vdekje ishin të lidhura me heroinën, në veçanti.
Sigal