Enciklopedia e planeteve

1050
Publikohet në internet dhe është falas, enciklopedia më e madhe e planeteve jashtë sistemit diellor, deklaroi për revistën shkencore “Astrophysical Journal” koordinatorja e këtij projekti, Jennifer Burt nga “Massachusetts Institute of Technology”. Bëhet fjalë për një katalog gjigand, frut i 20 viteve vëzhgime të zhvilluara nga aparatura “Hires” dhe i bazuar në rreth 61000 analiza të më shumë se 1600 yjeve që janë pranë sistemit tonë.

“Kjo është një bankë gjigande të dhënash, por nuk jemi mjaftueshëm për të analizuar të gjitha këto të dhëna. Po kërkojmë të bëjmë shkencë në mënyrë më globale, në mënyrë që dhe të tjerët të mund të kenë akses në këto të dhëna. Ka mijëra planete jashtë sistemit diellor dhe shumë punë për t’u bërë”- theksoi Burt.
Sigal