EMRI/ Tre letra në adresa të ndryshme, shqiptari tenton të dërgojë heroinë e kokainë me postë por…

537
Ajo që ka ndodhur në Pisa është e pabesueshme. Protagonist është një shqiptar 35-vjeçar, i identifikuar si Krenar Zoto. 35-vjeçari ka tentuar të dërgojë heroinë dhe kokainë nëpërmjet postës.
Pra, një shpërndarës që për të dorëzuar drogën, do të përdorte paditurinë e postierëve.

Por, policia ka tërhequr zarfet e mbushura me drogë dhe ka arrestuar dërguesin. Shqiptari me rezidencë formale në Pontedera është dënuar me 10 muaj burg për posedim dhe shpërndarje droge.

Nuk është marrë parasysh lirimi me kusht për shkak të një dosje penale tashmë të hapur për çështje droge. Ngjarja, e cila është bërë publike dy ditë më parë, ka ndodhur në nëntor kur 35-vjeçari shqiptar shkoi në zyrën postare me Pisa me tre letra për të dërguar.

Në secilin zarf Krenar Zotaj, sipas mediave italiane kishte futur një sasi të ndryshme droge, në total 25 gram për t’i dërguar në adresa të ndryshme.

Shqiptari mendonte të ngatërrohej mes pensionistëve dhe klientëve në pritje për të paguar faturat, të bënte derdhjet dhe tërheqjet.

“Kishte hyrë, kishte marrë shkresat për të mbushur rekomandenë dhe i kishte mbushur me adresën e dërguesit dhe marrësit. Kur i kishte ardhur radha në sportel për të përfunduar ‘operacionin’, Zoto ia kishte dorëzuar punonjësve por ka ndërhyrë policia që e kishte ndjekur dhe ka bllokuar shqiptarin. Sapo janë hapur zarfet është zbuluar dhe droga”, shkruan Il Tirreno.
Sigal