Emri i Maqedonisë, datat kyçe të mosmarrëveshjeve Athinë-Shkup

966
Maqedoni, emri i ish-Republikës Jugosllave ka përkeqësuar që prej vitit 1991 marrëdhëniet mes Athinës dhe Shkupit, që kanë rifilluar këto muajt e fundit përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së tyre nën patronazhin e OKB-së.
Emri, faktor i mosmarrëveshjeve
Më 8 shtator 1991, Maqedonia shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia. Por, njohja e saj nga komuniteti ndërkombëtar u bllokua menjëherë nga Greqia që e konsideron emrin e Maqedonisë, si prioritet ekskluziv të trashëgimisë së saj historike.
Aleksandri i Madh është lindur në Pella, qytet i provincës kufitare greje që mban gjithashtu emrin e Maqedonisë.
Athina i trembet faktit se përdorimi i të njëjtit emër nga Shkupi fsheh disa pretendime të vjetra territoriale.
Në OKB me një emër të përkohshëm
Më 8 prill 1993, Maqedonia u pranua në OKB nën emrin e përkohshëm “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonis” (ARYM në frengjisht apo FYROM në anglisht).
Një pjesë e madhe e vendeve mes të cilëve Rusia dhe SHBA, e ka njohur që prej asaj kohe këtë vend të Ballkanit nën emrin kushtetues “Republika e Maqedonisë”.
Bllokimi tregtar
Më 16 shkurt 1994, Greqia vendos një embargo ekonomike kundër Maqedonisë duke ndaluar veçanërisht këtë vend të vogël të përdorte portin grek të Selanikut, rruga kryesore e shkëmbimeve tregtare.
Autoritetet greke kërkojnë kryesisht që Maqedonia të heqë flamurin e saj me diellin e Verginas, një emblemë e lashtë e dinastisë maqedonase dhe një simbol grek për Athinën dhe të heqë nga kushtetuta e saj disa nene.
Fillimi i përmirësimit
Më 13 shtator 1995, dy vendet nënshkruajnë një Nju Jork një marrëveshje duke i hapur rrugën normalizimit të marrëdhënieve të tyre politike dhe tregtare duke lënë pezull çështjen për emrin e ardhshëm.
Një muaj më pas, dy vendet hapën zyrat e lidhjes në kryeqytetet e tyre respektive dhe flamuri i ri i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (ku simboli i kundërshtuar u zëvendësua me një tjetër motiv) u ngrit për herë të parë në OKB.
Mbështetja e Greqisë për fqinjën e saj
Në vitin 2001, Greqia, vendi i vetëm i rajonit njëkohësisht anëtare e NATO-s, BE-së dhe zonës euro, shfaqi mbështetjen për fqinjin e saj të përfshirë në një konflikt të armatosur mes forcave qeveritare dhe luftëtarëve etnikë shqiptarë.
Vend shumetnik, Maqedonia ka një komunitet të konsiderueshëm shqiptar, rreth 20-25 për qind.
Veto greke
Në dhjetor 2005, Maqedonia merr statusin e kandidatit në BE. Por data e hapjes së negociatave të anëtarësimit, që duhet të miratohet me unanimitet, është bllokuar nga Greqia.
Maqedonia e privuar nga NATO-ja
Në prill të vitit 2008, Maqedonia paraqet kandidaturën në NATO nën emrin e përkohshëm “ARYM” por përplaset sërish me veton e Greqisë.
Marrëdhëniet mes dy vendeve përkeqësohen me vendosjen në vitin 2011 në Shkup të një statuje monumentale të Aleksandrit të Madh, një provokim sipas Athinës.
Tension rreth migrantëve
Në prill të vitit 2016, pas mbylljes së rrugës së ashtuquajtur ballkanike, përdorur nga refugjatët dhe migrantët për të kaluar në Evropë dhe bllokimi i mijëra personave në kufirin greko maqedonas, Athina akuzon autoritetet e Shkupit për përdorim të dhunës gjatë incidenteve të dhunshme me qindra migrantë që tentuan të kalonin me forcë kufirin me Maqedoninë.
Dora e shtrirë
Që prej zgjedhjes së tij, në fillim të qershorit 2017, kryeministri i ri maqedonas Zoran Zaev promtoi thellimin e fqinjësisë së mirë të vendit të tij me Greqinë për gjetjen e një zgjidhjeje të mosmarrëveshjeve dhe rifillimin e procesidt të anëtarësimit në BE dhe NATO.
Sigal