EMRI/ I dënuar me 25 vite burg për vrasje, ekstradohet nga SHBA 47-vjeçari nga Gjirokastra

705
Ekstradohet nga SHBA, një shtetas shqiptar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Washington ekstradojnë nga SHBA shtetasin shqiptar

Narbis (Niko) Koxhaj (Goxhi), 47 vjeç, nga Gjirokastra.
Ai ishte i shpallur në kërkim në vitin 1997 dhe u kap në SHBA, falë bashkëpunim të Interpol Tirana me Interpol Washingtonin.
Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendim penal të marsit 2003, e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje kundër dy apo më shumë personave e kryer në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”.
Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Berat ekzekutuan vendimin e Gjykatës ndaj këtij shtetasi.
Sigal