Emigranti, bie nga rrotat e avionit gjatë fluturimit…

615
Sigal

Një udhëtar që dyshohet se ra nga rrota e një avioni gjatë një fluturimi në Aeroportin e Heathroë është gjetur i vdekur në një kopsht në Londër.

Trupi, që raportohet se është i një burri, u gjet në Clapham pak para orës lokale 15:40 të dielën.

Ai raportohet se ra nga fluturimi Kenya Airways nga Nairobi, tha policia.

Një dëshmitar tha se burri ra vetëm 1 metër larg një banori që po bënte banjo dielli në kopsht.

Dëshmitari që nuk u identifikuar tha se dëgjoi diçka të përplase kur doli në dritare pa trupin dhe gjakun në gjithë kopshtin.

“Kur dola jashtë pa fqinjin që ishte shumë i tronditur,”-tha ai.

Policia tha se ngjarja po hetohet dhe autopsia do kryhet në kohën e duhur, ndrësa ngjarja nuk po trajtohet si e dyshimtë.

Një qese, ujë dhe disa ushqime u gjetën në ndarësin mes rrotave të avionit kur u ul.