Emigrantët shqiptarë, karta e fundit e Greqisë

3280
Sigal

Punonjësi grek i Zyrës të Emigracionit: “Diçka po gatuhet për emigrantët shqiptarë në Greqi për vitin që vjen, 2013-n”

Nxjerrja e projekt-ligjit të ri, i cili pritet të dalë së shpejti në parlamentin Grek, për dhënien e shtetësisë të huajve, të cilët punojnë dhe jetojnë prej shumë vjetësh në  Greqi, është vetëm “maja e ajsbergut”, i cili e ka çarë më dysh “ Anijen-trans-oqeanike Greke”, por që akoma nuk po e shpallin botërisht! Nga një bisedë me një punonjës, i cili ka vite që merret me dhënien e lejeve të qëndrimit emigrantëve të huaj, në Athinë, emrin e të cilit nuk e bëjmë publik, për të ruajtur preferencën private të personit, mësuam se kanë dalë qarkore, të fshehta, të pa publikuara akoma nga mjetet e informacionit publik grek. Këto qarkore janë të bazuara në projekt-ligjin e fshehtë, të pa diskutuar dhe pamiratuar  akoma nga parlamenti, por kjo nuk do të thotë se punonjësit e aparaturës burokratike, shtetërore greke, të mos kenë dorë të lirë për t’i zbatuar në praktikë! Bile,..mund të themi se janë shumë të zellshëm dhe të saktë në praktikimin e paligjshmërisë kur, përvoja e deri tanishme ka treguar se ka mjaft ligje të aprovuara nga parlamenti grek, por që nuk u zbatuan kurrë…!  “ Diçka po gatuhet për shqiptarët, për vitin tjetër që vjen,…2013!” – Kjo ishte thënia e punonjësit të zyrës së emigracionit! Emigrantët shqiptarë gjithmonë janë parë me “syrin e tretë” nga politika greke! Ky punonjës i zyrës së emigracionit, edhe pse e di shumë mirë, që këto urdhëresa qeveritare nuk janë derivatet e ligjit, por të politikave të caktuara që zbaton qeveria greke, pa i miratuar as formalisht në parlament, pohon me zellin e ushtarit: “urdhrat duhen zbatuar!” Kur e pyesim, përse për se nuk zbatohen edhe ligji i emigracionit, i cili ka 3 vjet që është në fuqi, ai thotë, se kanë urdhër të fshehtë që për emigrantët shqiptarë, të mos jepet asnjë dhënie shtetësie, edhe kur i plotësojnë të gjitha kriteret. Kjo është politika selektive  e qeverisë greke, që na kujton “gjuetinë e shtrigave”, në dëm të emigrantëve shqiptarë. Edhe pse ka tre vjet që është miratuar “Ligji Ragushi” për emigracionin, asnjë emigrant shqiptar nuk ka marrë shtetësinë greke, edhe pse shqiptarët, tashmë janë me dokumente të rregullta mbi 14 vjet, edhe pse brezi i dytë i emigrantëve shqiptarë ne Greqi, është lindur, është rritur dhe është arsimuar në Greqi. Na asnjë vend të botës, në asnjë faqe të emigracionit, në këto 200 vjet, nuk ka ndodhur kjo politikë kaq e hapur raciste, as zbaton qeveria greke ndaj emigrantëve shqiptarë! Cungimi i të drejtave shkon edhe më tej, të gjithë ata që i kanë marrë lejet e qëndrimit si pullë ngjitëse në pasaportë, do të thirren nëpërmjet telefonave që kanë lënë pranë kësaj zyre dhe do të anulohen të gjitha lejet e dhëna deri tani, të cilat do të jepen me stilin e ri të  “VEVEOSI NJË VJEÇAR !”! Kjo bëhet për një arsye madhore, që emigrantin të mos e lënë të lirë, të bredh nga të dojë, si të dojë dhe kur të dojë!  a- Që të mos mundet të dalë jashtë Greqisë, sepse po doli emigranti jashtë Greqisë, doli euro, ikën valuta nga Greqia…! b – Që të dojë të marrë asistencë, emigranti që punon tërë sezonin veror dhe dimrit merrte asistencë nga OAED, tani me këtë metodë sapo mbaron afati i vërtetimit të ndërpritet automatikisht asistenca ose…fundja kush ka VEVEOSI nuk përfiton asistencë…! Ja që ja bëjmë  RRUP-SUP  emigrantit shqiptar, sepse ata janë shumica që lëvizin, ai që është nga Afganistani, apo Iraku, apo India, nuk del shpesh nga Greqia siç lëvizin shqiptarët! Ky ishte urdhri i pezullimit të dhënies së lejeve të qëndrimit, për të cilin më tregoi në telefon z. Papajoanidhu, punonjëse e ministrisë së brendshme, e cila merret me nxjerrjen e lejeve të qëndrimit të huajve, në Athinë! “ Me Shqipërinë kemi marrëdhënie të shkëlqyera, sepse ajo nuk ndihet, çfarëdo që të vendosë Athina…”- na tha me dozën e ironisë punonjësja e ministrisë së brendshme greke.   Prandaj, emigrantët shqiptarë  janë karta e fundit që Greqia ka në dorë për Shqipërinë!  Dhe ka të drejtë Ambasadori që thotë: – “Ne nuk mund të ndërhyjmë në punët e brendshme të shtetit Grek!”  A mund të quhet ndërhyrje në punët e brendshme interesimi për atë pjesë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë, që punojnë e jetojnë më shumë se 20 vjet në Greqi?  Ne kemi shpresuar gjithmonë tek forca e së drejtës …dhe jo tek e drejta e forcës, prandaj ne emigrantët shqiptarë në Greqi kemi dëftuar mirëkuptim dhe  tolerancë, por çdo gjë e ka një kufi!

Ja si qeveria shkel Ligjin e Emigracionit

Edhe ata persona që depozitojnë dokumentet, (në bazë të ligjit të vjetër) për leje qëndrimi 10 – vjeçare, vërtetimi (VEVEOSI), ju jepet vetëm për një vit!  Edhe ata persona që i mbyllin për dy vjet leje qëndrimi, gjithashtu vërtetimi ju jepet për një vit, pavarësisht se paratë paguhen për 2 apo 10 vjet! D.m.th. emigranti paguan 300 ose 900 euro dhe vërtetimi i jepet për 150 euro! Si bëhet kjo? Vetëm Greqia e ka këtë aritmetikë!

 *emigrant në Greqi