Emigrantët, Rumania përforcon kufirin me Serbinë

549
Në radhë me vendet e tjera ish komunsite, edhe Rumania ka përforcuar kufirin e saj me Serbinë.
Vendimi vjen pas shqetësimit në rritje të autoriteve vendase se Rumania mund të kthehet në rrugën e re tranzitore të emigrantëve.
Kohët e fundit ka pasur tentativa të klandestinëve, të cilët janë përpjekur të kalojnë kufirin rumun për të arritur vendet e pasura të Europës.
Megjithatë Rumania mund të kthehet në vend tranzit vetëm nëse Gjermania, destinacioni i preferuar i emigrantëve mbyll plotësisht kufirin e saj.
Këtij shqetësimi i është përgjigjur menjëherë Hungaria, e cila ka deklaruar se nëse ky skenar materializohet, ajo do të mbyllë kufirin edhe me Rumaninë, pas vendosjes së barrierave me tela me gjemba me Kroacinë dhe Serbinë.
Vendimet e Hungarisë fillimisht u kritikuan ashpër nga Bashkimi Euripian, por më pas kur fluksi kapërceu të gjitha kapacitet e tyre të menaxhimit, edhe vende si Austria, Gjermania, Danimarka e Suedia rivendosën kontrollet kufitare dhe përforcuan sigurinë e tyre.
Pas kthesës së marë nga Austria, edhe Sllovania përforcoi kufirin e saj jugor. Megjithatë, përpos vendimeve të marra jo në union të vendeve të Unionit, shqetësimit për shkrirje të zonës Shengen, kufijtë jugorë të Europës mbeten të hapur dhe fluksi vijon me ritme të paparashikuara edhe pse është dimër dhe temperturat janë nën zero.
BE planifikon të trefishojë shpenzimet për mbrojtjen kufitare, ku përfshihet edhe krijimi i një force special prej 1,500 trupash që do të zëvendësojë Agjencinë Europiane të Mbrojtjes së Kufijve, Frontex.
Sigal