Emigrantët në Ballkan po përballen dhe me temperaturat nën zero gradë

512
Mjekët që po punojnë në kampet e refugjatëve të ndihmës në Ballkan thonë se ata janë duke parë një rritje të numrit të emigrantëve që sëmuren ndërkohë që temperaturat vazhdojnë të ulen.
Në rajon temperaturat kanë rënë deri në -11 gradë Celscius.
Organizatat bamirëse mjekësore të International Medical Corps thonë se shumica e pacientëve janë duke vuajtur nga problemet e frymëmarrjes si bronshit dhe grip.
Ka gjithashtu shqetësime në lidhje me njerëzit që refuzojnë apo nuk kërkojnë trajtim.
Emigrantëve i është ofruar ndihmë mjekësore, rroba të ngrohta dhe ushqim në pikat kryesore të refugjatëve në kufirin e Serbisë me Maqedoninë në jug, dhe nga Kroacia në veri.
International Medical Corps drejton një klinikë të improvizuar në stacionin e trenit në qytetin e vogël të Sid, në veri të Serbisë.
“Javën e kaluar, kur temperaturat ishin pak më të ulëta, ne kemi vizituar rreth 50 deri në 60 persona në ditë,” thotë Sanja Djurica, udhëheqës i ekipit IMC.
Sigal