Emigrantët, Merkel: Do të kufizojmë pranimin e azil-kërkuesve në Gjermani

61
“Do të kufizojmë pranimin e azilkërkuesve”, ka qënë kjo deklarata e kancelares gjermane, Angela Merkel, gjatë kongresit vjetor të Partisë së Unionit Kristian Demokrat. Ajo nënvijëzoi se ky vendim është në interesin e të gjithëve, madje edhe në atë të refugjatëve që kanë lënë shtëpinë. “Ne do të reduktojmë ndjeshëm numrin e emigrantëve që vijnë çdo ditë në Gjermani, pasi kjo është në interesin e të gjithëve. Mbi qeverinë bie një peshë e madhe, pasi duhet të analizojmë ardhjet masive si dhe mënyrat e angazhimit të azil-kërkuesve në jetën sociale dhe ekonomike.Kjo është një sfidë e përbashkët dhe një test historik për Europën.”

Deklarata e Merkel vjen pas presioneve të njëpasnjëshme nga antarët e partisë së saj, të cilët kërkojnë kufizimin e ardhjeve të refugjatëve. Për shkak të politikave prostrehimit të azilkërkuesve, kancelarja gjermane ka shënuar edhe rënie në aspektin e mbështetjes popullore, bazuar në sondazhet e realizuara. Kriza e emigrantëve, ka shkaktuar protesta dhe tubime masive. Një pjesë e shoqërisë mendon se refugjatët duhen pranuar, ndërkohë që një pjesë tjetër kundërshton fuqimisht ardhjen e tyre.