Emigrantët bllokojnë shinat e trenit në La Mansh, vonesa për disa orë për pasagjerët

469
Qindra pasagjerë kanë pritur për disa orë rresht në trenat e shpejtësisë së lartë Eurostar, pas lajmit se qindra refugjatë kishin bllokuar shinat e hekurudhës drejt tunelit të Lamanshit në përpjekje për të hipur në bord.
Sipas njoftimit të vetë Eurostar dhe pas bllokimit disa-orësh, tre nga trenat u nisën drejt Londrës mëngjesin e të mërkurës ndërsa 2 të tjerë u kthyen në stacionet e tyre të nisjes në Londër dhe Paris.
Eurostar kishte njoftuar më herët në Twitter se po mbante në stacion trenat e saj pasi shinat ishin bllokuar nga emigrantët në stacionin e Kalesë, derisa këta të fundit u lëvizën nga policia.
“Ne pritëm për të hyrë në tunel. Na thanë që tuneli ishte i zënë, i mbushur me njerëz dhe pritëm. Mendoj se pritëm rreth 2 orë e gjysmë ose ndoshta 3 dhe pastaj na thanë se duhet të kthehemi mbrapsht në Londër” tha një pasagjere teksa u rikthy në stacionin saint pancras në Londër.
Mediat lokale raportuan se pasagjerët që kishin bllokuar hekurudhën ishin emigrantë, që përpiqeshin të kalonin në Mbretërinë e Bashkuar përmes Eurotunel.
“Na thanë se ka njerëz në tunel. Sna thanë konkretisht për cfarë bëhej fjalë” tha një tjetër pasagjer, i cili theksoi gjithashtu se ishte i lodhur me këtë situatë. Autoritetet kishin hequr edhe energjinë elektrike në tunel ndërsa qindra emigrantë zunë shinat duke u ulur mbi to. Qindra pasagjerë në pritje për të udhëtuar drejt Parisit, mbetën gjithashtu në pritje, të detyruar të qëndrojnë në hotele, deri në pastrimin e tunelit.
Sigal