Emigracioni klandestin, Trump dërgon 4 000 ushtarë në kufirin meksikan

591
Presidenti amerikan, Donald Trump vendosi dje dërgimin e rreth 4 000 ushtarëve në kufirin me Meksikën për të penguar migracionin klandestin, në një kohë kur homologu meksikan dënoi qëndrimet kërcënuese të miliarderit.
Është hera e parë që Trump jep një tregues për kontigjentin e ardhshëm që prej njoftimit të papritur, të martën, për vendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit jugor të SHBA-së.
Të mërkurën ai njoftoi dërgimin e Gardës Kombëtare, pa dhënë shumë detaje.

Në bordin e avionit presidencial “Air Force One”, ai theksoi se do të mbante këta mijëra ushtarë në vend ose të paktën një pjesë të madhe të tyre, deri në ndërtimin e premtuar gjatë fushatës presidenciale të murit.
Duke dërguar Gardën Kombëtare, presidenti republikan kërkon të ndalojë migracionin klandestin, por gjithshtu të rrisë presionin ndaj Meksikës.
Sigal