Emergjencë “killfie”: 259 viktima në 6 vite për një selfie

125

Nga tetori 2011 dhe nëntori 2017, 259 njerëz kanë vdekur në botë, në tentativën për të realizuar një selfie (foto ose video) në kushte ekstreme dhe me rrezikshmëri të madhe.

Këto janë të dhënat e Eurispes, që saktëson së bëhet fjalë për persona nga mosha 20 në 29 (106 viktima), 10-19 vjeç (76 viktima). Këto dy kategori përfaqësojnë rreth 70.3 % të totalit të të vdekurve për shkak të së ashtuquajturës ‘killfie’.

Eurispes thekson që të dhënat e bëra publike në raportin e saj të 2019, tregojnë edhe për një studim të India Institute of Medical Sciences i New Delhi.
20 viktima –shkruan Eurispes- janë të moshës nga 30-39 vjeç, 2 të moshës 50-59 dhe 3 nga 60-69 vjeç.
259 viktimat kanë humbur jetën duke bërë një selfie në një vend ose në një rrethanë të pazakontë, ekzotike, të guximshme, për të shijuar një eksperiencë ekstreme, për ta bërë publike nëpërmjet rrjeteve sociale, në kërkim të aprovimit dhe admirimit të të tjerëve). 153 janë meshkuj dhe 106 janë femra, sipas të dhënave të ‘India Institute of Medical Sciences’.

Studimi zbulon që me 259 viktimat janë të lidhura 137 aksidente. 84% e këtyre janë të rinjtë nga 10-29 vjeç, që nuk i kanë bërë mirë llogaritë me rrezikun. Në mënyrë të veçantë, 70 persona janë mbytur, 51 kanë mbetur viktima nëpërmjet lidhjeve me mjetet e transportit, 48 kanë humbur jetën duke sfiduar ligjin e gravitetit, 48 kanë mbetur të djegur, 16 prej tyre i ka zënë rrufeja nga shkarkimet elektrike, 11 janë goditur me armë zjarri, 8 viktima nga sulme të bëra nga kafshët e egra.

‘Killfie’, tragjedia e fundit i ka ndodhur disa të rinjve të cilët po xhironin një video me 220 km/orë në një autostradë në zonën e Modenas. Ky është episodi i fundit i një serije të gjatë vdekjesh duke bërë video dhe foto, nga të dhënat e studimit të fundit të Eurispes.