Emergjenca e pazakontë e zjarrfikësve të Mynihut

645
Shërbimet e emergjencave, kudo, zakonisht përballen me telefonata të pazakonta dhe me raste jo urgjente, por brigada e zjarrfikësve të Mynihut, mund ta kujtojë për një kohë të gjatë misionin me të cilin u angazhua në ditën e Krishtlindjeve.
Zjarrfikësit u thirrën për të ndihmuar një vajzë 2-vjeçare, të cilës i kishte ngecur koka në një ulëse tualeti, të cilën, prindërit nuk kishin mundur t’ia nxirrnin nga koka.
Nuk dihet se si vogëlushja kishte mundur të fuste kokën në ndenjësen plastike të tualetit për fëmijë, por fakt është që kishte mbetur e bllokuar. Prindërit e saj, më kot ishin munduar ta çlironin, por nuk kishin mundur, ndaj edhe iu drejtuan repartit të zjarrfikësve, jo larg nga qendra e qytetit, për t’i ndihmuar.
Atje, zjarrfikësit përdorën një sharrë dore për të ndarë vajzën e vogël nga varësja e saj e pazakontë… Pasi operacioni përfundoi me sukses, nëna dhe e bija u lanë të lira të ktheheshin në shtëpi, ku të paktën, kishin një histori të pazakontë Krishtlindjesh për të treguar.
Sigal