Elefanti ngec në një gropë me baltë, i gjithë fshati i vjen në ndihmë

512
Captive tusker stuck in a swamp rescued after a 8-hour-long marathon operation in flood-ravaged Indian state of Kerala
Sigal

I gjithë fshati ka ardhur në ndihmë të një elefanti që u rrëzua në një gropë me baltë.

Shivasankaran shkoi afër gropës për të pirë ujë por ishte shumë i rëndë ndaj toka e butë nuk e mbajti dot dhe ra brenda.

Një qen që e pa alarmoi banorët vendas  në Pathanamthitta në jug të Indisë duke lehur.

Fshatarët mbërritën në vendin e ngjarjes me eskavator.

Dhjetëra fshatarë kapën litarët që u lidhën rreth elefantit, në një përpjekje për ta nxjerrë nga gropa.

Më në fund ata arritën që ta nxirrin të sigurtë dhe  pa e dëmtuar elefantin.