El Salvador, burgu më i rrezikshëm në botë

504
Sigal

Burgu salvadorian i Penas Cuidad Barrios është cilësuar si institucioni me dënimet më të rrezikshme në botë. Mësohet se brenda ndërtesës nuk hyjnë as rojet, duke i lënë të burgosurit ta organizojnë vetë jetën brenda, si për ushqim edhe për higjienë. Burgu është ndërtuar për 800 persona, por momentalisht qëndrojnë në të 2500 të burgosur. Ata vijnë kryesisht nga banda Mara Salvatrucha, që njihet për krimet e saj dhe për tatuazhet, që anëtarët e bandës mbulojnë fytyrën dhe trupin. Për herë të parë është futur brenda fotografi londinez, Adam Hinton, më 2014, duke arritur të realizojë disa foto të pabesueshme të të burgosurve.