El Chapo u zbulua pasi kontaktoi me producentët e filmit aubiografik mbi të

416
Sigal

Kapja e narko-trafikantit meksikan Joaquin Guzman, i ashtuquajtur El Chapo, është bërë e mundur edhe falë vullnetit të tij për të xhiruar një film autobiografik. Këtë e bën të ditur prokurorja e përgjithshme e Meksikës, Arely Gomez. “Kishte kontaktuar me aktoret, aktorët dhe producentët dhe kjo gjë na mundësoi të zbulonim saktësisht se ku gjendej”, tha ajo.
El Chapo u arratis nga burgu më 11 korrik dhe në muajin tetor i shpëtoi arrestimit.
Nga 6 janari janë vëzhguar lëvizje të pazakonta, deri në mbërritjen e një mjeti në bordin e të cilit ndodhej Guzman. “Në atë moment ka startuar edhe operacioni për kapjen e tij”, shpjegon prokurorja federale, duke shtuar se bilanci i shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe bandës është: një efektiv i plagosur dhe 5 agresorë të vdekur. Janë arrestuar më parë 6 persona, por mes tyre nuk ishte El Chapo, i cili arriti të shpëtonte falë një tubi shkarkimi. Bashkë me disa bashkëpunëtorë, kreu i narkotrafikut hapi një pusetë dhe vazhdoi arratinë me makinë, por në fund u bllokua në rrugën Los Mochis-Navojoa.
Në vijim, kreu i kartelit të Sinaloas u zbulua në Pueblo Nuevo në shtetin verior të Durangos. Megjithëse ishte diktuar nga një helikopter, El Chapo nuk u qëllua pasi ishte në shoqërinë e dy grave dhe një vajze të vogël.
“Institucionet e sigurisë kanë intensifikuar aksionet e inteligjencës dhe kanë mësuar se kapoja i malavitës kishte ndërmend të transferohej në zonën urbane”, shpjegon Arely Gomez.
Mbajtja nën vëzhgim e anëtarëve të rrethit të ngushtë të kapos, është zbuluar një person i specializuar në gërmimin e tuneleve, që po realizonte impiante të ajrit të kondicionuar në ndërtesa të ndryshme në Sinaloa e Sonora. Kështu u arrit në shtëpinë e Los Mochis, në zonën e Sinaloa dhe filluan kontrollet fizike që çuan në kapjen e El Chapos.