Ekzekutohet në mes të Palermos bosi i mafies siçiliane “Cosa Nostra”

169
Një nga bosët e mafies si siçiliane është ekzekutuar me armë zjarri në mes të ditës Palermo të Italisë. Giuseppe Dainotti, 67 vjeç, u qëllua në kokë me 2 plumba, ndërsa po udhëtonte përgjatë një rruge në Palermo më biçikletë.
Bosi i mafies siciliane, ”Cosa Nostra” u vra një ditë para 25-vjetorit të vrasjes së gjyqtarit të njohur antimafia Giovanni Falcone së bashku me bashkëshorten e tij. Në atë kohë “Cosa Nostra” shpërtheu 600 kilogramë eksplozivë gjatë kalimit të makinës së tyre, jo shumë larg Palermos.
“Është shpejt për të bërë hipoteza, por kur ndonjë thotë se mafia nuk ekziston më, ndodh diçka për të konfirmuar se mafia ekziston ende. Vrasja e Dainottit, në mes të Palermos, më 22 maj, mund të ketë shumë kuptime”- tha prokurori i Palermos, Francesco Lo Voi.