Ekzekutohet në mënyrë mafioze Ante Firiç, huligani kroat që ishte tmerri i serbëve

872
Sigal

Është ekzekutuar në mënyrë makabre simboli i huliganizmit kroat, Ante Firiç, 27 vjeç.

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës ai është goditur në një autostradë nga tre makina njëherësh, një Hundai, një Citroen dhe një Opel, dhe në fund u zu poshtë dhe nga një prej mjeteve.

Firc njihen si një nga huliganët më të frikshëm të Splitit dhe që shkaktoi kaos në derbin midis Crvena Zvezda-s dhe Partizanit të Beogradit vitin e kaluar, ku më pas u dënua me gjashtë muaj burg dhe ndalim 5 vjet për të hyrë në territorin serb.

Nuk ka ende persona që janë arrestuar për ngjarjen, e cila veccanërisht nga mediat është konsideruar një vrasje mafioze.