Ekzekutohet koka e bandës që masakroi 13 oficerët e policisë në Meksikë

207

Shefja 21-vjeçare e bandës monstruoze, Maria Guadalupe Lopez Esquivel, e njohur me emrin ‘La Catrina’, është ekzekutuar barbarisht kanë shkruar mediat e huaja.

Ajo vrau në tetor të 2019, 13 oficer policie, ngjarje e bujshme që tronditi botën mbarë. 21-vjeçarja ishte përfshirë në një sulm kundër ushtrisë dhe policisë në La Bocanda, një qytet në shtetin qendror të Michoacán.

Zyrtarët në Michoacán thanë se gjashtë burra të armatosur u kapën dhe një grua u vra pasi ata hapën zjarr ndaj ushtarëve dhe policisë në të njëjtën zonë ku ndodhi sulmi i tetorit.

Sipas zyrtarëve fillimisht nuk është zbuluar identiteti i gruas së vrarë në sulmet e së premtes, por videot dhe fotot e postuara në internet mbrëmjen e së dielës shohin gruan e plagosur në dollap, me një tatuazh “Cat Catrina” në kofshë, shenjë kjo që tregojnë se është po e njëjta që masakroi 13 oficerët.