Ekzekutimi i shqiptares, gjykata gjermane: Nuk ka ia dhamë adresën vrasësit

600
Sigal

Gjykata e Tecklenburg në Gjermani ka kundërshtuar akuzat se vrasësi i shqiptares nga Kosova Emine Abazaj, e mori adresën e banesës së viktimës në sallën e gjyqit.

Vëllai i viktimës, Blerim Abazaj tha për një media gjermane se gjyqtari kishte dhënë gabimisht adresën ku jetonte motra e tij, duke bërë që ish-bashkëshorti i saj të shkonte ta gjente dhe ta vriste.

Por pas këtyre lajmeve, gjykata gjermane reagoi gjatë pasdites së sotme duke mohuar që të kishte deklaruar adresën e shtëpisë së shqiptares.

Emine Abazaj 30 vjeç, ishte në gjyq me ish-bashkëshortin për kujdestarinë e 4 fëmijëve të tyre të mitur. Emine jetonte në një shtëpi nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane dhe 38-vjeçari Anton B. kishte urdhër për të mos ju afruar. Por gjatë seancës të së hënës, pakujdesia e Gjykatës zbuloi adresën ku qëndronte 30-vjeçarja.

Në përfundim të asaj seance, Anton B. e kërcënoi Eminen në gjuhën shqipe dhe më vonë shkoi në apartamentin e saj duke e qëlluar për vdekje me armë dhe plagosi motrën e saj, Arlindën. Më pas u arratis me makinë për t’u arrestuar të nesërmen. Së fundmi, Anton B. ishte nën vëzhgim nga policia gjermane pasi dyshohet se ishte radikalizuar. Mediat raportuan se në shtëpinë e tij u gjet një flamuri i ISIS.