Ekstremi i djathtë gjerman krijon ekipin parlamentar të… futbollit!

582
Ekstremi i djathtë gjerman njoftoi sot krijimin e ekipit të tij parlamentar të futbollit, pasi shumë prej të zgjedhurve të tij u refuzuan që të bëhen pjesë e ekipeve zyrtare të Dhomës Kombëtare të deputetëve.
Ekipi është quajtur “Alternativa në FC Bundestag”, duke iu referuar emrit të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), që hyrin në shtator në Dhomën e Ulët të Parlamentit (Bundestag).
“Futbollistët e AfD-së do të qëndrojnë në bllok të larguar nga FC Bundestag (ekipi zyrtar parlamentar) dhe do të themelojnë ekipin e tyre parlamentar”, shpjegon një prej krerëve të partisë, Hansjorg Muller, për të përditshmen Der Spiegel të shfaqur sot.
Shtatë të zgjedhur të AfD-së kishin kërkuar të integroheshin në FC Bundestag, por vetëm tre u pranuan.

Njëri prej kandidatëve u përjashtua për shkak të një denimi nga drejtësia me gjashtë vite burgim me kusht vitin e kaluar sepse kishte marrë pjesë në përplasje mes huliganësh, shkruan ata.
AfD-ja, parti antiislamike dhe antimigrant, hyri në Parlamentin kombëtar gjatë legjislativeve duke marrë gjithëse 90 vende për deputetë. Një rezultati më i mirë në Gjermani për një forcë të tillë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Sigal