Ekstazia po përdoret për të trajtuar ushtarakët që vuajnë nga stresi postraumatik

625
Ushtarakët apo ish-pjesëtarë të forcave të armatosura ushtarake që vuajnë nga Stresi Post Traumatik po trajtohen me ekstazi, duke e marr atë shpesh edhe pa përshkrimin e mjekut. ‘Dozat që marrin ata duhet të administrohen për një trajtim efikas edhe për të kuruar gjendjen e tyre’, thotë një raport i ri. Një studim i veteranëve dhe personelit të shërbimit emergjent të diagnostikuar me gjendjen zbuloi se droga e paligjshme e ulte depresionin dhe përmirësonte cilësinë e gjumit. Një muaj pas trajtimit, më shumë se gjysma e pjesëmarrësve nuk plotësuan më “kriterin diagnostik për PTSD” dhe kjo shifër u ngjit në rreth dy të tretat e pacientëve në grupe me një dozë më të lartë. Ekstazi ka qenë prej kohësh e preferuar për shkak të ndjenjës së saj ‘ngrohëse’, pasi bën që përdoruesit të kenë ndjenja të mëdha të euforisë. Ajo gjithashtu redukton frikën dhe u shton përdoruesëve një ndjenjë të thellë dashurie dhe pranimin e vetes dhe të tjerëve, diçka që tani po shihet gjithnjë e më shumë si një opsion i ligjshëm për terapi traumatike në mjekësinë kryesore. Por të sëmurët e PTSD u paralajmëruan të mos marrin pilulën e diskutueshme pa marrë këshilla mjekësore më parë. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Drogës tashmë e ka konsideruar drogën ‘Psychedelic’ si një ‘terapi të përparuar’ duke e përshkruar atë si një trajtim efikas dhe po kërkon miratimin e saj. Studiuesit thanë se administrata e mbikëqyrur me kujdes e MDMA-së, e njohur më mirë si ekstazi është e sigurt dhe mund të nxisë trajtimin e kombinuar me këshillime. Dr. Allison Feduccia, nga Shoqata Multidisiplinare për Studime Psikologjike (MAPS) dhe Korporata për Benefit Publik në Santa Cruz, Kaliforni, thanë se ky medikament mund të luaj një rol në trajtimin e ardhshëm të Stresi Post Traumatik (PTSD). Droga e paligjshme e rrugës po shfaqet si mjeti më premtues për vite me radhë për të luftuar epideminë e PTSD-së që prek gjerësisht ushtrinë. Nuk ka shërim dhe trajtimet në dispozicion janë shpesh joefektive. Shkencëtarët po studiojnë gjithashtu kurime të reja për LSD siç janë edhe ‘kërpudhat magjike’. Rreth një në gjashtë ushtarakë dhe veteranë dhe deri një e treta e punëtorëve të shërbimit emergjent ushtarak preken nga PTSD.
Sigal