Eksplozivë dhe armë zjarri në banesë/ Arrestohen 20 persona në Danimarkë, po planifikonin sulme terroriste

172

Në prangat e policisë së Danimarkës kanë rënë 20 persona, gjatë një megaoperacion kundër terrorizmit.

Sipas autoriteteve, ata kishin informacion mbi përgatitjen e disa sulmeve terroriste në të gjithë vendin dhe kanë bërë kontrolle nëpër banesat e të dyshuarve ku kanë gjetur eksplozivë dhe armë zjarri.

Danimarka nuk është përballur me sulme terroriste që prej vitit 2015-ën ky dy persona mbetën të vrarë ndërsa 6 policë mbetën të plagosur.

Një person qëlloi me armë zjarri jashtë një qëndre kulturore ndërkohë që policia bëri të mundur neutralizimin e tij duke e qëlluar, e si pasojë mbeti i vrarë.

Këtë vit qeveria daneze ka rritur numrin e patrullimeve në kufi me Suedinë që pas sulmit me bombë në Agjencinë e Taksave në Kopenhagen.