Eksodi i sirianëve/ Ban Ki-moon: Ndërkombëtarët dështuan në zgjidhjen e konfliktit

481
Për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, eksodi i madh i sirianëve ka vetëm një shpjegim, atë të dështimit të ndërkombëtarëve në konfliktin e rajonit të trazuar. Sipas Ban Ki-moon, ky eksod, që shënon largimin historik të popullit sirian, është një tregues i qartë se njerëzit atje po luftojnë për të mbijetuar. Në një intervistë për britaniken “The Guardian”, Ban Ki-moon i bëri thirrje të gjitha palëve, që të shikojnë përtej interesave personale dhe të bëhen pjesë e zgjidhjes.
“Ne si pjesëtarë të Këshillit të Sigurimit duhet të tregojmë solidaritet në këtë çështje. Kur jemi të ndarë është shumë e vështirë për ne që të bashkëpunojmë. Ndaj u kërkoj të gjithëve që të heqin dorë nga ambiciet personale dhe të shikojnë përtej interesave të tyre. Ne duhet të punojmë për interesin global”, tha Ban Ki-moon.
Sigal