Ekskluzive/Plani i Rusisë për krijimin e një shteti të përbashkët Shqiptaro-maqedon

503
CIA ka publikuar mbi 12 milion dokumente sekrete, në mesin e të cilave ka edhe mijëra dokumente për Republikën e Maqedonisë.
Në njërin prej tyre, prezantohet plani i Rusisë për një intervenim ushtarak në Bullgari me qëllimin për të krijuar Maqedoninë e Madhe në Ballkan, e cila pastaj do të bashkohej me Shqipërinë në një shtet të vetëm të fuqishëm.
Sipas planit rus, shteti i ri do të shtrihej deri në Prishtinë, Vranjë, Nish. Ndërkaq, pjesë e kësaj Republike të re do të ishte edhe Selaniku.
Plani parashihet edhe stacionimin e një flote ruse në territorin e Shqipërisë.
Sigal