Egjipti ekzekuton 15 militantë islamikë

254
Egjipti ekzekutoi sot me varje 15 militantë islamikë të shpallur fajtorë për një sulm vdekjeprurës ndaj një poste ushtarake në gadishullin e Sinait në vitin 2013.
Ekzekutimet e sotme, të kryera njëkohësisht në dy burgje në veri të Kajros, janë më të mëdhatë në Egjipt, pas varjes së gjashtë xhihadistëve në vitin 2015.
Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ka urdhëruar ushtrinë të rritë përpjekjet për të shtypur militantët e Shtetit Islamik pas masakrës në një xhami të Sinait muajin e kaluar, ku gjetën vdekjen më shumë se 300 vetë.
Gjatë disa vitesh vradhazi, forcat islamike në Sinai kanë vrarë qindra policë, ushtarë dhe civilë në rajon.