Sigal

Një gjykatë ushtarake në Egjipt ka dënuar të enjten 17 persona me vdekje, për shkak të një serie të sulmeve vetëvrasëse në kishat e këtij shteti.

Sulmet, të cilat janë pretenduar se janë kryer nga grupi militant, Shteti Islamik kanë lënë të vdekur dhjetëra persona.

Edhe 19 persona tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe 10 të tjerë janë dënuar nga 10 deri në 15 vjet burgim, kanë thënë zyrtarët gjyqësorë dhe ata të sigurisë.

Në sulmet në Kajro, Aleksandri dhe Nile Delta, gjatë viteve 2016-2017 janë vrarë 74 persona, të cilat kanë pasur cak të krishterët koptë, të cilët përbëjnë rreth 10 përqind të popullatës me shumicë të myslimanëve sunitë në Egjipt.

Zonat krishtere të lutjes kanë qenë cak i sulmeve të vazhdueshme në gjithë Egjiptin, çka ka shtyrë autoritetet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme, trasmeton rel.

Ndërkohë ushtria e Egjiptit është duke kryer operacion masiv në Gadishullin Sinai me qëllim të largimit të xhihadistëve nga ky territor.