Egjipt, mbeten të vrarë tetë civilë

486
Tetë civilë janë qëlluar për vdekje të mërkurën mbrëma nga disa azilantë të panjohur të cilët bastisën shtëpitë e tyre në distriktin e Al-Batalit në gadishullin Sinai të Egjiptit, raporton agjencia shtetërore e lajmeve “Mena.” Burime brenda sigurisë dhe shëndetësisë i kanë thënë agjencisë se personat e panjohur kanë hyrë brenda shtëpive të viktimave dhe kanë vrarë çdonjërin brenda, transmeton KosovaPress.

Sulmi ka rezultuar me vrasjen e tetë personave, mes të cilëve ishte edhe një vajzë e re, ndërsa edhe një individ tjetër ka mbetur të lënduar. Sipas burimeve brenda organeve të sigruisë deri tek incidenti ka sjellur një konflikt familjar. Por, sipas AFP-së bazuar në disa burime tjera, viktimat janë vrarë për shkak se kanë bashkëpunuar me forcat e sigurisë. Edhe disa raporte të mediave tjera sugjerojnë se civilët janë vrarë për shkak se kanë bashkëpunuar me policinë dhe personelin ushtarak në pjesët veriore të gadishullit. 
Sigal