Egjipt, lind foshnja me një sy e pa hundë

463
Një foshnje e lindur me një sy në mes të ballit të tij nuk pritet të mbijetojë më shumë se disa ditë. Mjekët besojnë se fëmija i sapolindur vuan nga cyclopia – një fenomen i pazakontë mjekësor, emëruar sipas gjigantëve me një sy të mitologjisë greke.
Cyclopia është një nga format më të rralla të defekteve të lindjes dhe shumica e foshnjave me këtë sëmundje nuk mbijetojnë pasi ata shpesh kanë defekte të tjera të rënda, duke përfshirë edhe deformime serioze në zemër.
Sipas raporteve nga webfaqja nga Arabia Saudite, slaati.com, mjekët mendojnë se kjo gjë mund të jetë rezultat i një kombinimi të ilaçeve të marra nga nëna ose nga ekspozimi ndaj rrezatimit.
Ai ka lindur në një spital privat në qytetin veri-lindor të El Senbellawein, në Egjipt. Dr Ahmed Badruddin, i cili është duke mbikëqyrur gjendjen e foshnjës në spital, tha se foshnja ka lindur me deformime të tjera në trupin e tij dhe pritet vetëm për të mbijetuar disa ditë.
Sigal