Egjipt/ Dënohen tre gazetarë të rrjetit Al-Jazeera

466
Një gjykatë në Egjipt sot i ka dënuar tre gazetarë të rrjetit, Al-Jazeera, që kanë punuar në gjuhën angeleze, me tri vjet burgim. Ky proces i gjatë ishte kritikuar nga aktivistët për lirinë e shtypit dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut në gjithë botën. Tre gazetarët, Mohammed Fahmy nga Kanadaja, Peter Greste nga Australia dhe producenti Baher Mohammed nga Egjipti, ishin arrestuar në dhjetor të vitit 2013, derisa punonin për rrjetin Al-Jazeera, me seli në Doha të Katarit. Këta të tre së pari ishin dënuar me burg, por një gjykatë e lartë në Egjipt kishte urdhëruar proces të ri lidhur me akuzat se ishin pjesë e Vëllazërisë Myslimane, të cilën autoritetet e kanë shpallur organizatë terroriste, dhe për paraqitjen e fotografive të falsifikuara, me qëllim të dëmtimit të sigurisë kombëtare.
Sigal