Egjipt/ Dënohen 8 persona me vdekje dhe 88 me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy policëve

472
Një gjykatë egjiptiane ka dënuar me vdekje sot tetë anëtarë të ”Vëllazërisë myslimane” për vrasjen e dy policëve, njoftoi gazeta egjiptiane “al-Ahram”. Gjykata dënoi edhe 88 të tjerë me burgim të përjetshëm për të njëjtën akuzë.
”Vetëm pesë të akuzuar u liruan”, shkruan “al-Ahram” në faqen e saj online. Të 96 personat u shpallën fajtorë për vrasjen me paramendim të dy policëve si edhe për grabitjen e armëve gjatë sulmit në rajonin e policisë në Samalout, në provincën e Meniyas. Ky ngjarje ndodhi pas rrëzimit të presidentit islamik, Mohammed Morsi nga ushtria, në korrik të 2013-ës, që u pasua nga protesta në mbarë vendin që kërkonin lirimin e tij.
Sigal