Egjipt, burg përjetë ish-Presidentit Mohamed Morsi, për spiunazh

512
KAJRO – Një gjykatë egjiptiane dënoi sot ish-presidentin islamik, Mohamed Morsi, rrëzuar në vitin 2013 nga ushtria, me burgim të përjetshëm për spiunazh në përfitim të Hamasait palestinez, Hezbollahut libanez dhe Iranit.
Në këtë proces, 16 të bashkëakuzuar ishin dënuar tashmë me vdekje më 16 maj për livrimin e dokumenteve sekrete jashtë vendit në vitet 2005 dhe 2013.
Për më tepër, një tjetër proces gjyqësor për evazion fiskal, arratisje nga burgi dhe nxitje të dhunës, kjo gjykatë duhet të konfirmojë ose të anulpjë dënimin me vdekje të dhënë kundër Morsit më 16 maj. 
Sigal